Në shumë qytete rreshjet e shiut kanë arritur deri në 40 litër për metër katror, i shoqëruar nga vetëtima të shumta. Përveç rajonit të Dibrës, Prilepit, Kriva Pallankës Kamenicës Maqedonase, shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar që lumi në Poroj të Tetovës të del nga shtrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Video në vazhdim nga TV Koha tregon pamjet që banorët janë duke e ndjekur situatën me panikë dhe bëjnë thirrje për kujdes.
Enti Hidro-Meteorologjik bën të ditur se moti i paqëndrueshëm dhe me të reshura të dendura shiu, përfshi vetëtima, ka përfshirë rajonin e Prilepit, Kriva Pallankës dhe Kamenicës Maqedonase.
Edhe në rajonet tjera të vendit pritet që të ketë të reshura të dendura shiu. /Telegrafi/