Telegrafi

Lumi B zgjedh fjalët më të mira për të uruar ditëlindjen e bashkëshortes

Lumi B dhe Mirlinda (Foto: Instagram/lumib)

Jeta e rep-artistit shqiptar, Lumi B, është mjaft e ekspozuar në rrjete sociale.

Ai në mënyrë të vazhdueshme sjell informacione për jetën dhe familjen e tij, përfshirë edhe karrierën profesionale.

Por, dita e sotme (e shtunë) duket të jetë e veçantë për të, pasi bashkëshortja e tij feston ditëlindjen.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Lumi ka ndarë një imazh së bashku me partneren e tij, ku shiheshin të përqafuar.

“Urime ditëlindjen mami dhe gruaja më e mirë në botë, të dua”, ka shkruar ai në përshkrim.

Lumi së bashku me Mirandën tashmë ndajnë edhe një djalë së bashku, Blinin, i cili para disa javësh mbushi 7 vjeç. /Telegrafi/