Telegrafi

Lumi B së shpejti me këngë të re

Ka pak ditë që publikoi projektin e ri “Pse M’le”, por Lumi B nuk po ndalet.

Reperi që publikoi baladën mjaft të pëlqyer nga publiku ka gati projekte të reja.

Ai qëndroi në Zvicër për performanca para publikut shqiptar, por jo vetëm.

Reperi sipas Prive qëndroi edhe në një studio në Zvicër ku realizoi disa “demo”.

Ai pritet që me bashkëpuntorin më të ngushtë të tij, Big Bang, të punojë në finalizimin e projekteve në shtëpinë e hiteve, RedBox.

Lumi B pati një verë mjaft aktive dhe të suksesshme.

Ai pati disa këngë të sukseshme e prej tyre ishte bashkëpunimi me Dafina Zeqirin, “Kalon”. /Telegrafi/