Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, ka dashuri të madhe nga adhuruesit e hip hopit.
Ai së fundmi ka publikuar një foto ku shihet i djersitur dhe me formë trupore shumë më të mirë.
Duket se ai për shkak të sezonit të ngjeshur ka humbur mjaft shumë në peshë.
Madje ai thotë se nuk ka nevojë fare për fitnes.
Afërdita Dreshaj i ka lënë atij një koment në anën tjetër duke ju vardisur atij.
Ajo e ka quajtur Lumin “haribo” dhe e ka komplimentuar për dobësim.
Lumi B është i martuar dhe ka një djalë, Blinin. /Telegrafi/