Telegrafi

Lumi B publikon klipin e ri “Makiato”

Reperi i njohur Lumi B ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Makiato” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore, dhe është punuar nga Cekic Beatz dhe Big Bang.

Lumi B gjatë xhirimeve të klipit të ri “Makiato”

Ndërsa për tekstin, ashtu si në çdo këngë tjetër të tij, është kujdesur vet reperi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtate shumë këngës.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit PinkMoon Creative.

Lumi B është një prej rap-artistëve më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Gjatë verës ai pritet që të jetë shumë i angazhuar me koncerte, gjersa nuk do të mungojnë edhe këngë tjera të reja. /Telegrafi/