Telegrafi

Lumi B prezanton shtëpinë e tij luksoze

Foto: Lumi B/Instagram

Reperi i njohur Lumi B është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Së fundmi, ai solli një bashkëpunim me artisten Dafina Zeqiri, e cila është bërë një prej këngëve më të pëlqyer të momentit.

Lumi B është shumë aktiv edhe me koncerte, duke qenë i pranishëm për fansat kudo që ka interesim.

Të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë të mirë dhe luksoze.

Këtë e dëshmon edhe një nga fotografitë e fundit që Lumi ka hedhur në InstaStory, ku shfaq vilën e tij luksoze.

Lumi B prezanton shtëpinë e tij luksoze (Foto: Lumi B/Instagram)

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e këtij imazhi, duke bërë të ditur kështu se nga lodhja e koncerteve, ndjehet i lumtur kur arrin në shtëpi.

I njëjti pritet që në muajt në vazhdim të sjellë edhe një projekt të ri muzikor për fansat. /Telegrafi/