Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e tij.
Ai është aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, Lumi B, ka realizuar një set të ri fotografik, disa prej të cilave i ka publikuar në Instagram dhe InstaStory.
Në njërën prej imazheve të reja, ai shfaqet me dy gishtat e mesëm lartë teksa mban një buzëqeshje të lehtë dhe një sy të mbyllur.
Ndërkohë, në një tjetër imazh, Lumi ka pozuar me telefon, ku duket i trishtuar në fytyrë dhe pyet në mbishkrimin e fotografisë, duke shkruar: “Pse m’le?”
Ai nuk ka bërë të ditur nëse imazhe të tilla janë bërë gjatë xhirimeve të ndonjë projekti të ri muzikor, megjithatë kjo mbetet për t’u parë. /Telegrafi/