Hip hop ylli, Lumi B, po punon në projektin e tij të ri.
Vet reperi ka publikuar foto në rrjetin social InstaStory, ku ka konfirmuar se ai po punon në projektin e ri.
Detajet nuk i ka publikuar Lumi, por Telegrafi mëson se projekti i ri po realizohet në studion e RedBox nga producenti i hiteve, BigBang.
Lumi B ka pasur një verë mjaft të ngjeshur, me shumë koncerte dhe projekte.
Projekti më i fundit i tij ishte “Simpatia” me Dhurata Dorën, që u bë hit, ashtu sikurse këngët tjera “Pablo” e “Krejt Shokt e Mi”.
Lumi po shijon jetën familjare me bashkëshorten dhe djalin e tij, Blinin.
Ai nuk ka qenë asnjëherë i përfolur për aferat, ndonëse ka pasur spekulime për një shkëputje nga grupi Kaos me Viganin, me të cilin shihet më rrallë. /Telegrafi/