Reperi i njohur Lumi B shumë shpejt ka bërë të ditur se do të sjellë projektin e tij të parë muzikor për vitin 2018.
Ai gjithashtu vazhdon të jetë një emër i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ai preferon të publikojë fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, ai ka publikuar një imazh, ku shfaqet me një fytyrë mjaft të ngrysur, teksa ka lënë një mbishkrim të çuditshëm.
” Tu e prit trenin për gYrbet”, ka shkruar ai, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse kjo është frazë e ndonjë kënge të tij të re, apo thjeshtë inspirim i momentit.
Sido që të jetë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar edhe në këtë fotografi. /Telegrafi/