Telegrafi

Në pritje të vizave, Lumi B “plaket” para kohe përmes efekteve të SnapChat

Foto: Lumi B/Instagram

Reperi i njohur Lumi B është shumë i pëlqyer për këngët e tij në mbarë trevat shqiptare.

Vetëm pak javë më parë, ai publikoi projektin e tij më të ri muzikor “Power”, në bashkëpunim me aktorin Vedat Bajrami, i njohur për publikun si ‘Liki’ i hit serialit “Egjeli”.

Kënga është pritur mirë nga fansat e tyre, teksa kanë arritur të grumbullojnë afro një milion klikime në kanalin YouTube.

Lumi B është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar një video interesante në rrjetet sociale, ku shfaq fytyrën e tij në versionin e moshuar, kjo falë efekteve që mundëson rrjeti social, Snapchat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në pak sekonda, nga një djalë i ri, Lumi ‘u shndërrua’ në një plak me mjekër, i cili ngjason me personazhet e moshuar të filmave të animuar.

“Duke i pritur vizat”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos, me çka ka bërë të ditur se si çdo shtetas i Kosovës është ende në pritje dhe mendon se është zgjatur procedura e liberalizimit të vizave

Kjo video është pritur me të qeshura nga ndjekësit e tij të shumtë. /Telegrafi/