Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Lumi B, ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja muzikore.
“Kiss kiss” mbetet kënga e fundit e tij e lansuar në muajin qershor në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe deri më tani ka kaluar shifrën e 15 milionë shikimeve në YouTube.
Megjithatë, vitin 2019 siç duket nuk do e përfundojë me kaq pasi shumë shpejt do të rikthehet para fansave.
I njëjti me anë të një postimi të publikuar në Instagram njofton fansat se së shpejti po vjen me këngë të re në duet sërish me Bardool.
Postimi në fjalë e shfaq reperin të ulur pranë një makine luksoze, siç shfaqen rëndom me klipe e paraqitje të tilla atraktive.
Meqë ka kohë që nuk ka qenë aktiv në muzikë, fansat e Lumit mezi po presin rikthimin e 33-vjeçarit.
Këtë vit, artisti Berisha ka qenë tejet i pranishëm thuajse në çdo mbrëmje muzikore përreth vendeve shqiptare. /Telegrafi/