Telegrafi

Lumi B paralajmëron bashkëpunimin me Mumën

Reperi i njohur, Lumi B po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Këtë here reperi po vjen në një bashkëpunim me kantautorin, Muma.

Përmes rrjeteve sociale dyshja lanë paralajmëruar se kënga mban titullin “Nale nale” dhe do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Muma/Instagram

Ata kanë sjellur një pjesë të shkurtër të klipit që pritet të publikohet sot (e premte) në ora 17:00.

“Lumi B x Muma, ‘Nale nale’ e premte ora 17:00”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Lumi B përndryshe ka kohë që nuk ka lansuar muzikë të re, e fundit mbetet bashkëpunimi me Lyrical Son dhe MC Kreshën “Maje”.

Lexo po ashtu Lumi B, Lyrical Son dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin “Maje”

Ndërkohë, Muma njihet më së miri për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin dhe Cricket “Pa ty”. /Telegrafi/