Telegrafi

Lumi B dhe Ledri Vula publikojnë klipin këngës “Kiss Kiss”

Lumi B dhe Ledri Vula në klipin e ri (Foto: YouTube)

Një projekt i ri muzikor është publikuar edhe nga reperët shqiptarë, Lumi B dhe Ledri Vula.

Dyshja kanë sjellë këngën e re të titulluar “Kiss Kiss”, së cilës ia kanë bashkangjitur edhe një videoklip mjaft atraktiv, të realizuar me regji të Valon Azirit.

Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar vetë reperët, kurse për producimin është përkujdesur BigBang.

Ky është bashkëpunimi i reperëve pas një kohe të gjatë dhe besohet se do t’u pëlqejë fansave të tyre.

Të njëjtit edhe këtë vit do jenë tejet aktiv në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme gjithandej. /Telegrafi/