Telegrafi

Lumi B dhe Dafina publikojnë duetin “Kalon”

Dafina Zeqiri (Foto: YouTube/Lumi B)

Lumi B dhe Dafina Zeqiri e ka lansuar bashkëpunimin e ri, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Kalon” titullohet kënga e re, e cila padyshim se do të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.

Autori i shumë hiteve, producenti BigBang qëndron prapa këtij projekti që është realizuar nga REDBOX Entertainment.

Për xhirimin e videoklipit është kujdesur produksioni Pink Moon Creative.

Lumi edhe Dafina kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën dhe projektet e tyre kanë realizuar të suksesshme.

Një prej këngëve të pëlqyera, është bashkëpunimi “Na”, që Lumi së bashku me Vig Poppan (si “Kaos”) e sollën me Dafinën.

“Kalon” pritet të jetë një prej këngëve të pëlqyera të kësaj vere. /Telegrafi/