Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, ka publikuar projektin e ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me Burdullën, i cili u bë i famshëm pas hitit “Hey” në bashkëpunim me Kaos dhe DJ Blunt, shumë vite më parë.
“Lamborghini Hustle” mban titullin kënga e re e dyshes, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkuar vet reperët, teksa klipi i është besuar produksionit “Sekuencë”.
Projektin tanimë mund ta gjeni të disponueshëm në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e dy artistëve.
Këtë vit, Lumi punoi mjaft shumë në këngë të reja, gjersa bashkëpunimi “Kiss Kiss” me Ledri Vulën dhe “Lule Lule” me Dafina Zeqirin, ishin ndër hitet e kësaj vere. /Telegrafi/