Sot është një ditë e veçantë për çiftin e njohur të estradës, Lumi B dhe Miranda.
Kjo sepse bashkëshortja e reperit sot po feston ditëlindjen, dhe në këtë ditë speciale nuk ka munguar një befasi nga Lumi.
Në orët e para të mesnatës reperi që u kujdes ta befasoi partneren e tij në ditën e rëndësishme të saj, ndërsa gjithë momentin e filmoi dhe e postoi në llogarinë e tij personale të Instagramit.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”, ka shkruar Lumi në mbishkrimin e videos që ndau në InstaStory me mbi 321 mijë fansat e tij.
Kujtojmë që Lumi dhe Miranda janë të martuar prej vitesh dhe bashkë kanë një djalë.
Ndryshe, Lumi B së shpejti pritet të vijë në një projekt të përbashkët me dy reperët dhe miqtë e tij, Gjiko dhe Ledri Vula, me të cilët ka bashkëpunuar prej vitesh. /Telegrafi/