Reperi i njohur Lumi B është shumë i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai ndan shpesh me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij, teksa preferon që shpesh të bëjë të ditur edhe detaje nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, ai ka blerë një veturë të re luksoze të tipit “Range Rover”, imazhet e së cilës i ka publikuar për fansat në InstaStory.
Në disa prej imazheve, ai shfaqet edhe doke e vozitur atë, ndërsa nuk ka hezituar ta quajë edhe ‘bisha’.
Lumi ka qenë shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, me ç’rast edhe fitimet nga muzika i ka të mira.
Duket se puna që e bën i ka ndikuar atij që të bëjë një jetë mjaft luksoze. /Telegrafi/