Reperi Lumi B njihet si një prej reperëve më aktivë të skenës.
Shpesh ai sjell projekte të reja dhe bashkëpunime, të cilat priten mirë nga fansat e tij.
Ai është shumë i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, ai është bërë nostalgjik duke publikuar një fotografi të rrallë nga fëmijëria e tij në Instagram.
“Lumi i ri”, kishte shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqej me veshje sportive, teksa luante me shokët e lagjes.
Tani reperi është 31 vjeç, është i martuar dhe ka një fëmijë, ndërsa jeton së bashku em bashkëshorten dhe djalin në Prishtinë. /Telegrafi/