Telegrafi

Lumi B bëhet nostalgjik, kujton dukjen e tij në fëmijëri (Foto)

Reperi i njohur Lumi B është shumë i pëlqyer për këngët e tij.

Ai ka qenë mjaft aktiv gjatë vitit 2017, gjersa duket se me të njëjtin vrull ai i është përkushtuar punës për të sjellë projekte të reja edhe këtë vit.

Është përfolur se së shpejti, Lumi do të sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ai është gjithashtu mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ai është bërë nostalgjik duke publikuar një fotografi nga fëmijëria, duke kujtuar kështu dukjen e tij në atë kohë.

Dhe në të vërtetë, Lumi i atëhershëm ndryshonte shumë nga ai i sotmi, ngase kishte flokë dhe nuk ishte kaq i shëndoshë.

Mbase në atë kohë, ai nuk e imagjinonte që e ardhmja do t’i rezervonte një vend të mirë në skenën e hip hop-it. /Telegrafi/