Site icon Telegrafi

Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit Enver Krasniqi

Prokuroria e Shtetit / Foto: Ridvan Slivova

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi  ka shprehur ngushëllime familjen për vdekjen e prokurorit, Enver Krasniqi.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Lumezi ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë e kolegët e tij.

Lumezi theksoi se vdekja e Krasniqit është një humbje e madhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Prokurori Krasniqi i cili ka vdekur të mërkurën mbrëma, ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Lexo po ashtu Prokurori Enver Krasniqi vdiq duke luajtur futboll

Vjedhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare.

Telegrami i ngushëllimit:

E nderuara familje Krasniqi,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi.

Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë e humbi një profesionit të madh.

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit prokurori Krasniqi i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë,

Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumezi. /Telegrafi/

Exit mobile version