Telegrafi

Lumbardhi për Kaderin: Jam i dashuruar deri në cep

Foto: Screenshot/Instagram

Është komentuar edhe këtë spektakël raporti mes Albyt, Kaderit dhe Lumbardhit.

Alby the Goat është pyetur nëse ndjen xhelozi për lidhjen që ka krijuar Lumbardhi me bukuroshen prizrenase, gjë të cilën e mohoi.

Ajo tha se nuk ka ndjenja për të dhe se ia dëshiron më të mirat atyre, duke pasur gjithnjë përkrahjen e saj.

Mes diskutimit të kësaj, banori nga Vitia tha se është i dashuruar në Kaderin dhe se nuk sheh asnjë tjetër.

Lexo po ashtu Shfaqet xheloze për lidhjen e Lumbardhit me Kaderin? Alby the Goat sqaron të vërtetën

“Jam i dashuruar deri në cep”, u shpreh ai.

Reagimet më pas nuk munguan si nga banorët ashtu edhe nga publiku në studio.

Ata tashmë janë një çift i konsoliduar, ku edhe kanë shkëmbyer puthjen e parë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube