Telegrafi

Lumbardhi për Big Brother VIP Kosova: Hyra për ta mbushur një gropë

Lumbardh Salihu (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Lumbardhi ka treguar rreth rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova dhe ka treguar arsyet se pse ka hyrë.

Ai ka thënë se ka hyrë në Big Brother për ta përmbushur një gropë që e ka pasur pas eksperiencës së tij me futbollin.

Banorët e kanë dëgjuar me vëmendje dhe derisa ka folur ata i kanë bërë pyetje.

Ai gjithashtu në cilësinë e finalistit ka komentuar rrugëtimin në këtë format televiziv.

Lumbardhi i ka përmendur netët pas spektaklit ‘Prime’, për çka ai thotë, se i ka ndihmuar të çlirohet pas elaborimit të problemeve përgjatë programit.

“Kur kemi pasur debate në ‘Prime’, aty e kena sqaru, pastaj jemi çliruar, ndoshta aj ventili që e kemi pasur na ka zbutur me atë person që kemi pasur debat të ashpër”, ka thënë Lumbardhi. /Telegrafi/