Telegrafi

Lumbardhi me një dedikim për Kader Kicajn: Më mungon

Foto: Screenshot/Instagram

Lumbardh Salihu u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai mori vëmendje të madhe gjatë kohës brenda për lojën dhe për qasjen me konkurrentët e tjerë.

I njëjti në formatin e famshëm televiziv ka gjetur edhe dashurinë pasi nisi një lidhje me bukuroshen nga Prizreni, Kader Kicaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata janë parë bashkë vazhdimisht edhe pas përfundimit të spektaklit, duke shijuar romancën e tyre edhe pa kamera.

Lexo po ashtu Lumbardhi dhe Kader nga BBVK: E fundit fotografi në shtëpinë që na bëri bashkë e na dha kujtime të bukura

Çifti pas daljes shijoi edhe një pushim në Shqipëri, ku vizituan disa nga vendet.

Sido që të jetë, ai ka ndarë një postim në InstaStory me Kaderin, me anë të cilit tregon se po i mungon.

“Më mungon”, ka qenë përshkrimi – që siç shihet këto ditë po qëndrojnë larg njëri-tjetrit. /Telegrafi/