Site icon Telegrafi

Lumbardhi ‘ngacmon’ Kaderin: Hajde të flesh tek unë

Banorja e re e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj ka marr vëmendje të madhe që në ditët e para të hyrjes.

Një prej banorëve, Lumbardh Salihu duket se ka nisur të ketë një pëlqim për të, pasi nuk kanë munguar ngacmimet ndaj saj në disa raste.

Në një diskutim të fundit mes tyre, Kader u shpreh se nuk ka arritur të pushonte mirë gjatë natës.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Në këtë rast ish-futbollisti i ka bërë një ftesë interesante Kaderit.

Pas ankesës së saj, Lumbardhi i tha Kaderit, “hajde flej tek unë”.

Lexo po ashtu Lumbardhi e pyet "pse je lagur në pantallona", Edona befason me përgjigjen qesharake

“A po a, ki qejf e di”, ishte përgjigja e Kaderit.

Ndryshe, kujtojmë që Kaderi në prezantimin e saj ka treguar se në vitin 2016 ishte kurorëzuar me çmimin “Miss Prizreni”. /Telegrafi/


Exit mobile version