Telegrafi

Lumbardhi e puth Albyn në qafë, thotë se ka ndjesi sikur e ka gjetur dashurinë

Lumbardhi Salihu duket se tani po shpreh një pëlqim për banoren tjetër të Big Brother VIP Kosova 2, Alby the Goat.

Ata kanë qëndruar së fundmi vetëm në oborrin e shtëpisë më të famshme në Kosovë, në krahët e njëri-tjetrit.

Ai i ka thënë Albyt se “sot jam ndjerë shumë keq pa ty, sikur me humb dikë që e dua nga zemra”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam ndjerë shumë keq pa ty, sikur me humb dikë që e dua nga zemra, sikur dashuri. Kam menduar sikur me gjet dashurinë”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Si filloi përplasja mes Ganisë dhe Lumbardhit? Publikohet materiali që tregon gjithçka

Banorja nga ana tjetër u emocionua dhe në një moment mori puthje në qafë nga Lumi.

Foto: Screenshot/YouTube

Pritet të shihet nëse mes tyre do të ketë diçka më shumë se miqësi, pasi Lumbardhi më parë shprehu pëlqim edhe për Alba Vukajn.

Deri më tani, në Big Brother VIP Kosova 2 nuk është krijuar asnjë çift, veç Adrit e Ilirjanës. /Telegrafi/