Site icon Telegrafi

Lumbardhi e paralajmëron Edonën: Nëse vazhdon të flasësh palidhje, s’të dëgjoj më

Po vazhdojnë bisedat e ndryshme në mes të banorëve në Big Brother VIP Kosova 2.

Së fundmi një diskutim është bërë në mes të Lumbardh Salihut e Edona James.

Dyshja duket se kanë pasur një debat për ngacmimet që transgjinorja ia ka bërë ish-futbollistit.

Foto: Screenshot/Instagram

Lumbardhi i tha se ka një respekt të veçantë për të, për personalitetin që ka, ndonëse nuk dëshiron që të ndryshojë.

Lexo po ashtu Alba nuk i ndal lotët në shtëpinë e BBVK: Lumbardhi më ka nxjerr keq në sy të publikut

“Të dua për atë që je, personalitetin tënde dhe për atë që je brenda njëjtë edhe jashtë, ka shumë njerëz që po e bëjnë për lojë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Edona më pas i tha që nuk do ta ngacmojë më dhe se do të ruajnë akoma raporte të mira.

Lumbardhi ndryshe këtë javë u shpall në mesin e banorëve të preferuar të publikut. /Telegrafi/


Exit mobile version