Lumbardh Salihu ka zhvilluar një debat të ashpër ditën e sotme (e mërkurë) me Ylli Dervishin.
Ai në këtë mes ka përfshirë edhe ish-banorin e këtij formati, Gani Gërminë.
I njëjti e quajti edhe Bucin kontradiktor për arsye se kishte thënë se do ta dërgoj Ganiun në polici dhe prap ka pirë raki me të.
Ndërsa Ylli ia ktheu menjëherë duke e pyetur se ‘kur ka qenë dita e fundit që ka qëndruar me të’.
Lumi më pas doli në tema të tjera duke i thënë se duhet të dalë pasi rri kot në shtëpi.
“Ti vetëm rri kot, plak i gërditshëm, vetëm i ngacmon vajzat e reja në këtë shtëpi”, i tha Lumbardhi, Yllit.
Debati i tyre i ashpër vijoi, teksa në fillim Ylli pati debat me çiftin Adri&Iliriana. /Telegrafi/