Lulzim Ejupi me vendim të Qeverisë së Kosovës është riemëruar sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky propozim erdhi nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, propozim ky që u miratua gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë pa asnjë votë kundër.
Veliu tha se propozimi për riemërimin e tij përmban bazën e mjaftueshme ligjore për ricaktim në pozitën e sekretarit të përgjithshëm, pozitë kjo e cila ishte e lirë deri sot. /Telegrafi/