Site icon Telegrafi

Lulzim Bucolli i “Schengen Visa” kalon në “O Sa Mirë”

Lulzim Bucolli (Foto: Arton Humolli)

Aktori i njohur i serialit “Schengen Visa”, Lulzim Bucolli, është shumë i pëlqyer nga fansa të shumtë për humorin e tij.

Performanca e tij në këtë serial është vlerësuar lartë, megjithëse tash e tutje ai nuk do të jetë më pjesë e tij.

Aktori Bucolli tashmë do të jetë pjesë e hit serialit vendosur “O Sa Mirë”.

Lulzim Bucolli (Foto: Lulzim Bucolli/Facebook)

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin një burim brenda zhvillimeve të serialit.

“Ne si ‘O Sa Mirë” jemi të lumtur që gjithnjë e më shumë po shtohemi dhe jemi në kërkim të talenteve të reja. Pjesëtari më i ri në serialin tonë është aktori Lulzim Bucolli, i cili do të luajë tash e tutje në episodet e ardhshme të serialit”, ka thënë ky burim për Telegrafin.

“O Sa mirë” përndryshe këtë vit është zgjeruar edhe në diasporë, duke inkuadruar aktorë të rinj, për të sjell frymë humori edhe nga shqiptarët e mërgatës.

Njashtu këtë vit nuk ka munguar edhe një serial i dedikuar posaçërisht për fëmijë, që gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version