Luljeta Ademi në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur rreth vështirësive në jetën e saj, si dhe sukseset që i ka arritur, sidomos në ngjitje (hiking).
E pyetur për personat prej të cilëve ka mësuar më shumë dhe prej të cilëve ka marrë më shumë mbështetje, ajo të parën e përmendi vajzën e saj.
“Prej vajzës sime kam mësuar shumë gjëra. Isha shumë e re kur e linda, por ajo më mësoi që kurrë nuk duhet të dorëzohem”, tha Luljeta Ademi.
Ajo gjithashtu përmendi profesorin Hetem Ramadani dhe mjeken Anila Ballçishta, të cilët e kanë ndihmuar në procesin e rikuperimit.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë: