Luljeta Ademi në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur rreth vështirësive në jetën e saj, si dhe sukseset që i ka arritur, sidomos në ngjitje (hiking).
E pyetur për sfidat e saj të radhës në ngjitje, ajo tha se dëshiron që së pari t’i kalojë majat e Ballkanit, pastaj edhe në majat deri 7 mijë metra.
“Pas Trigllavit, nga një bashkështetase e Maqedonisë që jeton në kontinentin e Azisë, mora propozim për t’u ngjitur në Nepal. Mund të jetë edhe Kilimanxharo, por nuk do të përmendi emra”, tha mes tjerash Luljeta Ademi.
Ajo shtoi se gjithashtu dëshiron që t’i tejkalojë majat e Malit Sharr, e më pas të kalojë tek majat tjera botërore.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë me Luljeta Ademin: