Këngëtarët Melinda Ademi dhe Seven Saraqi ditë më parë sollën projektin e tyre më të ri “Lulija”.
Kënga është një ripërpunim i këngës së famshme “Lulja” ndërthurur me elemente dhe rryma të reja muzikore.
Ky bashkëpunim është pritur mirë nga publiku, teksa në vetëm pak ditë ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh në YouTube.
Melinda është një këngëtare e re në tregun muzikor shqiptar, e cila që në këngët e para ka filluar të ‘sfidojë’ paksa realitetin në estradë.
Po të dëgjosh me vëmendje tekstin e këngës së saj më të fundit, kënga është mjaft provokuese dhe ngjasonë në një ‘diss’ për pseudo-këngëtaret dhe femrat e sponsoruara.
Në disa prej rreshtave ajo nuk kursehet aspak me fjalë, duke treguar kështu për mënyrën se si disa prej femrave të estradës krijojnë karrierën e tyre.
“Lulija” është pritur mirë nga fansat, teksa nuk kanë munguar edhe kritikat dhe komentet eshumta. /Telegrafi/