Site icon Telegrafi

Lule nga Ambasada e Pakistanit për Boris Johnson mbërrijnë në Downing Street

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk është diagnostikuar me pneumoni dhe nuk është në një ventilator pavarësisht se është marrë në kujdesin intensiv për coronavirus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Downing Street tha se Boris Johnson është në gjendje të qëndrueshme dhe në disponim të mirë pas një nate në njësinë intensive në Spitalin St Thomas të Londrës, ku ai tani po merr terapinë standarde të oksigjenit.

Ai u mor në teste si masë paraprake të dielën pasi kishte kollë dhe ethe, por gjendja e tij u përkeqësua dje pasdite.

Dhe për ti shprehur mbështetjen, ai ka marrë mesazhe nga e gjithë bota.

Por në një video të publikuar shihet një “mbështetje pak më ndryshe”.

Siç thuhet në përshkrimin e videos, bëhet fjalë për lule që janë dërguar në Downing Street për Boris Johnson, të cilat thuhet se u dërguan nga Ambasada e Pakistanit në Londër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version