Telegrafi

Lul Raka reagon për mesazhin e rrejshëm që po shpërndahet në emër të tij: Nuk kam përmendur katastrofë

Tash e disa ditë, nëpër rrjete sociale është shpërndarë një mesazh, të cilin thuhet se e ka dhënë mikrobiologu, Lul Raka, ku paralajmërohet një katastrofë e madhe, por ky mesazh është i rrejshëm dhe vet Raka ka reaguar në lidhje me të.

Përmes një postimi në Facebook, Raka e ka demantuar këtë mesazh, duke thënë se asnjëherë nuk e ka përmendur një “katastrofë” në asnjërin prej postimeve të tij.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është epidemiolog dhe shpërndarja e masazhit në emër të tij është lajm i rrejshëm.

“Postimi dhe shpërndarja e këtij mesazhi në emrin tim është LAJM I RREJSHËM. Në asnjë postim nuk e kam përmendur fjalën katastrofë (e cila ishte shkruar madje me germa të mëdha). Plus, nuk jam epidemiolog”, shkruan Raka. /Telegrafi/