Site icon Telegrafi

Luksemburgu, vendi ku jetojnë shumica e të huajve në BE

Bashkimi Evropian ka 23 milionë shtetas të vendeve të tjera gjersa Luksemburgu është vendi me përqindjen më të lartë të jo-shtetasve.

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, më 1 janar 2020, qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së përbënin 5.1 për qind të popullsisë së Bashkimit.

Gjithashtu, 13.5 milionë njerëz që jetojnë në një nga vendet anëtare kanë shtetësinë e një vendi tjetër anëtar të BE-së, i cili përfaqëson 3 për qind të popullsisë së BE-së.

Luksemburgu ka pjesën më të madhe të jo-shtetasve, i ndjekur nga Polonia dhe Rumania, transmeton Telegrafi.

Shtetasit e huaj përbëjnë 47 për qind të popullsisë së Luksemburgut, nga të cilët 39 për qind janë shtetas të një vendi tjetër anëtar të BE-së, raporton buisnessjournal.

Malta, Qiproja, Austria, Estonia, Letonia, Irlanda, Gjermania, Belgjika dhe Spanja gjithashtu kanë një pjesë të madhe të shtetasve të huaj, më shumë se 10 për qind të popullsisë.

Lexo po ashtu Luksemburgu, parajsë e taksave - shtet me 600 mijë banorë, por me kompani "fantazma" që administrojnë gjashtë trilionë euro

Estonia (14 për qind) dhe Letonia (13 për qind) kanë përqindjen më të lartë të qytetarëve të vendeve jo-BE. Nga ana tjetër, qytetarët e vendeve të tjera anëtare të BE-së pothuajse nuk jetojnë në to. Në Poloni dhe Rumani, shtetasit e huaj përbëjnë më pak se 1 për qind të popullsisë.

Në shumicën e vendeve, shtetasit e huaj janë kryesisht shtetas të vendeve të treta. Vetëm në Luksemburg, Belgjikë, Irlandë, Austri dhe Sllovaki ka më shumë njerëz që janë shtetas të anëtarëve të tjerë të BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version