Site icon Telegrafi

Lukashenko thotë se Merkel e telefonoi për bisedime, kancelarja e demanton

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se ai kishte pasur një telefonatë nga kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën në mes të protestave dhe grevave që po tronditin Bjellorusinë

Lukashenko nuk specifikoi përmbajtjen e bisedës, por ndërkohë erdhi demanti nga Berlini.

Kancelarja Merkel nuk ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko që nga 9 gushti, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Sipas tij, Merkel ka folur për herë të fundit me Lukashenko më 9 gusht, në ditën e zgjedhjeve, raporton Reuters.

Lukashenko tha më herët që Merkel e thirri atë të dielën dhe i kërkoi që të zhvillonin bisedime, pa dhënë më shumë detaje. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version