Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko bëri një koment ironik të hënën gjatë takimit të tij më të fundit me presidentin rus Vladimir Putin që tërhoqi një vëmendje të veçantë.
“Ju e dini që ne të dy jemi bashkëagresorë, njerëzit më të dëmshëm dhe më toksikë në këtë planet”, tha Lukashenko me Putinin ulur në krah të tij, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi vetëm një mospajtim – kush është më i madh. Vladimir Vladimirovich thotë se jam unë, unë po filloj të mendoj se është ai. Epo, [ne] vendosëm që të dy jemi [njëlloj toksikë]. Kjo është e gjitha”.
“You know the two of us are co-aggressors, the most harmful and toxic people on this planet” – Lukashenko pic.twitter.com/AOzTbWVXGf
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 19, 2022
Kjo sekuencë 20 sekondash u postua edhe në Twitter nga këshilltari ukrainas për çështjet e brendshme Anton Gerashchenko.
Lukashenko dhe Putin u takuan në Minsk të Bjellorusisë, për herë të parë në tre vjet, ndërsa të gjitha takimet e mëparshme u zhvilluan në Moskë.
Takimi i së hënës vjen pas javësh spekulimesh në lidhje me rolin e ardhshëm të Bjellorusisë, nëse ka, në agresionin rus në Ukrainë. /Telegrafi/