Site icon Telegrafi

Lukas Podolski nuk i mban dot emocionet teksa i thotë lamtumirë futbollit në moshën 39-vjeçare

Sulmuesi i njohur gjerman, Lukas Podolski ka vendosur të pensionohet zyrtarisht në moshën 39-vjeçari nga futbolli i luajtur.

Të enjten mbrëma, Podolski i dha lamtumirën futbollit në një ndeshje të veçantë nderimi mes ish-skuadrës së tij, Kolnit dhe ekipi aktual Gornik Zabrze.

Ndeshja në nderim të sulmuesit të njohur u zhvilluar në Gjermani dhe përfundoi me fitoren e polakëve me rezultat 3-5.

 

Ish-shokët e skuadrës dhe trajnerët, përfshirë Manuel Neuer, Per Mertesacker dhe Joachim Low, erdhën për të treguar mbështetjen e tyre për Poldin.

Në fund të lojës, Podolski nuk mundi t’i përmbante emocionet e tij, duke u shpërthyer në lot para mijëra tifozëve të mbledhur.

Dhe kush mund ta fajësojë atë? Edhe burrat qajnë, veçanërisht kur mbyllin një kapitull kaq të rëndësishëm në jetën e tyre. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version