Site icon Telegrafi

Lukakut iu deshën vetëm 80 sekonda për të shënuar pas rikthimit te Interi

Romelu Lukaku ka gjetur golin e parë në Serie A pas rikthimit te Interi, pas më pak se dy minuta të plotë në ndeshjen ndaj Lecces.

Interi është duke luajtur në udhëtim te Lecce në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2022/23 në Serie A.

Megjithatë, Nerazzurrët kanë treguar superioritetin e tyre duke gjetur menjëherë golin e parë të ndeshjes.

Ishte sulmuesi belg, Lukaku, i cili ka gjetur qysh në ndeshjen e parë, golin e parë pas rikthimit te Interi.

Goli i Lukakut erdhi me kokë në minutën e dytë apo pas më pak se dy minutave të plotë.

Ky gol erdhi pas asistimit të Matteo Darmian.

Me këtë gol, Lukaku ka treguar se është gati të shkëlqej përsëri me zikaltrit./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version