Romelu Lukaku është përzgjedhur nga Serie A si lojtari më i mirë për edicionin 2020/21.
Sulmuesi belg ndihmoi Interin që të fitonte titullin e ligës italiane pas nëntë vitesh.
Përmes një postimi në Twitter, Big Rom ka falënderuar trajnerin Antonio Conte, stafin e tij, bashkëlojtarët dhe tifozët e Interit.
“Zoti është i mrekullueshëm! Falënderim të madh për bashkëlojtarët, Antonio Conten dhe stafin e tij”.
“Kjo është për tifozët e Interit që më kanë mbështetur në tërë sezonin”, thuhet në postimin e belgut.
Lukaku duket se do të qëndrojë edhe më tej te Nerazzurët, përtej zërave se klubi mund të shesë atë për të shmangur krizën financiare. /Telegrafi/
https://twitter.com/RomeluLukaku9/status/1399436888470077446