Telegrafi

Lukaku i vetëm ka shënuar më shumë gola në vitin 2017 se pesë skuadra në Ligën Premier

Getty Images

Romelu Lukaku shënoi dy gola në fitoren e Evertonit ndaj Leicester Ciyt me rezultat 4-2.

Belgu ka mahnitur të gjithë me formën e mirë këtë sezon, posaçërisht pas janarit të 2017.

Lexo po ashtu Martinez thotë se Lukaku kushton 90 milionë funte

Këtë më së miri e tregon fakti se Lukaku ka shënuar 13 gola vetëm në vitin 2017 në Ligën Premier.

Ylli i Evertonit ka shënuar më shumë gola në vitin 2017 se pesë skuadra angleze:

Stoke City, Burnley (11), Crystal Palace (9), Sunderland (7) dhe Middlesbrough (5).

Lukaku ka shënuar 23 gola këtë sezon dhe ka asistuar gjashtë herë./Telegrafi/