Telegrafi

Lukaku u tregon në Instagram tifozëve klubin e tij të ardhshëm

Romelu Lukaku. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Romelu Lukaku është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Interin.

Belgu ka shkëlqyer me zikaltërtit ku ka shënuar 23 gola e ka bërë pesë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Ai iu bashkua këtë edicion Interit nga Manchester United dhe ka kontratë me Neroazzurët deri në qershor të vitit 2024.

Por duket se Lukaku ka plane të gjata me Interin dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në qytetin e Milanos.

Ai i është përgjigjur në Instagram tifozëve në pyetjet që ata i kanë parashtruar.

Romelu Lukaku. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Njëra nga pyetjet e tifozëve ishte se ku do ta përfundojë karrierën ylli belg.

26-vjeçari ka thënë se pas tetë viteve synon të rikthehet në qytetin e lindjes në Bruksel dhe ta përfundojë karrierën te Anderlechti.

“Në moshën 34-vjeçare do të rikthehem në vendlindje te Anderlechti. Qëllimi im është të luaj dy vite dhe ta përfundoj karrierën time aty”, deklaroi Lukaku.

“Anderlechti është klubi im, por fillimisht dua t’i arrijë objektivat që kemi me Interin”, përfundoi sulmuesi belg.

Një përgjigje e sulmuesit që ka gëzuar tej mase tifozët e Anderlechtit. /Telegrafi/