Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku ka kërkuar falje pas intervistës së tij nxitëse me mediumin italian, Sky Sports Italia, gjatë ditëve të fundit të vitit që lamë pas.
Belgu u përjashtua nga skuadra për barazimin e së dielës me Liverpoolin pasi tha se ishte i pakënaqur me situatën e tij në klub.
Por, pas diskutimeve me menaxherin Thomas Tuchel, Lukaku është rikthyer në skuadër për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Tottenham Hotspur sot (e mërkurë).
“Duhet të isha shumë më i qartë në mesazhin tim”, ka thënë fillimisht Lukaku për faqen zyrtare të Chelseat.
“Intervista kishte të bënte me lamtumirën e tifozëve të Interit, dhe nuk kishte të bënte me përpjekjen për të mos-respektuar tifozët e Chelseat, shokët e mi të skuadrës, klubin dhe menaxherin”.
“Ata bënë shumë përpjekje për të më sjellë këtu dhe unë doja të kthehesha. Kam qenë në një mision që kur jam larguar kështu që e kuptoj plotësisht zhgënjimin e fansave, por tani më takon mua të sigurohem që të tregoj përkushtimin tim 100 për qind”.
“Më vjen keq për shqetësimin që kam shkaktuar. Ju e dini lidhjen që kam me klubin dhe e kuptoj plotësisht që jeni të mërzitur”.
“Nuk ishte momenti i duhur dhe unë dua të ec përpara dhe të sigurohemi që të fillojmë të fitojmë ndeshje futbolli”, përfundoi sulmuesi belg. /Telegrafi/
A message from Romelu.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 4, 2022