Site icon Telegrafi

Lukaku tregon forcën fizike që posedon, i jep një të shtyrë Azpilicuetas dhe e dërgon spanjollin te rendi i parë i tifozëve

Një nga momentet më të komentuara nga pjesa e parë mes Manchester Unitedit dhe Chelseat ishte edhe dueli mes Romelu Lukakut dhe Cesar Azpilicuetas.

Gjatë një dueli në fundin e minutës së 33-të, spanjolli u tregua më i shpejtë për të rrëmbyer topin, por kur belgu u afrua mori topin në posedim fal forcës fizike.

Sulmuesi i Djajve të Kuq i dha një të shtyre me trup spanjollit aq të fuqishme sa që ky i fundit përfundoi te rendi i parë i ulëseve të Old Traffordit.

Lexo po ashtu Tre lojtarët që mund të konsiderojnë largimin nga Unitedi nëse mbesin jashtë top katërshes

Kapiteni i Bluve teksa ishte duke u munduar të ruaj stabilitetin që mos të rrezohej, pengoi edhe një fotograf, por fatmirësisht asnjëri nuk pësoi lëndime fizike.

Golat në 45 minutat e parë i shënuan Juan Mata (11′) dhe Marcos Alonso (43′). /Telegrafi/

Exit mobile version