Telegrafi

Lukaku shënon golin e dytë të Unitedit (Video)

Manchester Unitedi e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Baselit.

Djajtë e Kuq po shkojnë drejt fitores në ndeshjen që po zhvillohet në Old Trafford.

Daley Blind dhuroi një harkim të bukur në zonë, të cilin e priti Romelu Lukaku për të realizuar me kokë (35’).

Skuadra e Jose Mourinhos është në rrugë për pikët e plota në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A. /Telegrafi/