Telegrafi

Lukaku rrezikon të dënohet me tre ndeshje pas gjestit josportiv ndaj lojtarit të Brightonit (Video)

Romelu Lukaku rrezikon suspendim prej tre ndeshjeve.

Sulmuesi i Manchester Unitedit rrezikon të mungojë derbin e Mançesterit dhe ndeshjet ndaj Watfordit dhe Arsenalit.

E gjitha kjo pasi me anë të pamjeve televizive shikohet se ka goditur qëllimisht lojtarin e Brighton, Gaetan Bong.

Gjyqtarit e gjitha kjo skenë i ka ikur, por jo dhe FA të cilët shpejt pritet të dalin me një komunikatë zyrtare. Djajtë e Kuq aktualisht renditen në vendin e dytë me 29 pikë, tetë më pak se Man City në vendin e parë.

Në 13 paraqitje sulmuesi belg ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tri asistime në Ligën Premier këtë sezon.

Vlen të theksohet se Lukaku është në mesin e katër lojtarëve të Unitedit që ka luajtur minuta të plotë këtë sezon, plot 1170 minuta.

David de Gea, Antonio Valencia dhe Nemanja Matic janë tre lojtarët tjerë që kanë luajtur çdo minutë këtë sezon. /Telegrafi/