Manchester Unitedi e ka dyfishuar epërsinë kundër West Ham Unitedit në ndeshjen e parë sezonale në Ligën Premier.
Romelu Lukaku tashmë i ka heshtur kritikët që mendonin se Djajtë e Kuq paguan shumë para për të.
Sulmuesi belg e ka gjetur rrjetën për të dytën herë në ndeshjen që po zhvillohet në Old Trafford.
Pas një harkimi fantastik të Henrikh Mkhitaryan nga gjuajtja e lirë, Lukaku realizoi me kokë (52’).
Këto pritet të jenë tri pikët e para të Unitedit në sezonin 2017/2018 në Ligën Premier. /Telegrafi/