Romelu Lukaku thotë se e ka kaluar periudhën më të mirë në karrierën e tij, por ka theksuar se Interi duhej ta mbyllte më herët ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut.
Sulmuesi belg shënoi dy gola në fitoren prej 3-2 të Nerazzurrëve, ndërsa dy herë realizoi edhe Alassane Plea dhe goli i tretë iu anulua për pozitë jashtë loje.
“Siç kam thënë, unë jam njëri nga 25 lojtarët (e Interit). Ka lojtarë me shumë më tepër përvojë sesa unë. Dua t’i ndihmoj skuadrës të fitojë, këtë e bëj në secilën seancë stërvitore dhe në secilën ndeshje, dua t’i ndihmoj Interit”.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me këta djem, kam kaluar një vit e gjysmë më të mirin në karrierën time me Interin, prandaj faleminderit trajnerit, stafit të tij dhe bashkëlojtarëve të mi”.
“Duhej ta mbyllnim lojën më herët, ishim 3-1 dhe patëm fat me VAR-in që e anuloi golin e barazimit”, është shprehur Lukaku për Sky Sport Italia. /Telegrafi/