Telegrafi

Lukaku për coronavirusin: Në Itali dëgjohen vetëm sirena ambulance, nuk luajmë në këtë gjendje të jashtëzakonshme

Romelu Lukaku është shprehur i shqetësuar me gjendjen aktuale që po mbretëron në Itali.

Vendi është i mbyllur shkaku i coronavirusit, derisa kanë kaluar me raste të vdekjeve edhe Kinën.

Sulmuesi belg ka thënë se në Itali dëgjohen vetëm sirena ambulance dhe duke thënë se ata nuk do të luajnë derisa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme.

Lexo po ashtu Coronavirus: Napoli konfirmon se më 25 mars u rikthehet stërvitjeve - pas ndeshjes së anuluar kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve

“Nuk është se kam frikë, por është njësoj si të jetosh në një fluskë. Përpiqesh të kuptosh se çfarë po ndodh, por në të njëjtën kohë e di që jeton në vendin më të prekur nga coronavirusi”, ka thënë ai në një intervistë për Bleacher Report.

“Në qytet dëgjon gjithandej vetëm sirena ambulance. Duket situatë e jashtëzakonshme”, deklaroi sulmuesi belg”.

“Normalisht që askush nuk është i kënaqur me ndaljen e futbollit, por duhet të mendojmë për shëndetin e njerëzve”.

Lexo po ashtu “Italia po vdes nga coronavirusi”, Serie A nuk pritet të kthehet së paku deri në qershor

“Mendoj se nuk mund të fillojmë përgatitjet, pa pasur më parë siguri, sepse nuk mund të rrezikohet jeta as e ndonjë futbollisti dhe as e ndonjë qytetari tjetër. Nuk ka arsye pse të luajmë, nëse nuk ka siguri”, ka shtuar më tej Lukaku.

Serie A aktualisht është e suspenduar dhe vështirë se mund të rikthehet deri në fillim të muajit qershor. /Telegrafi/