Site icon Telegrafi

Lukaku nuk udhëton në Torino, mungon ndaj Juventusit

Romelu Lukaku nuk ka udhëtuar për në Torino me skuadrën e Manchester United.

Ai do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Juventusin që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Belgu mungoi edhe në fitore ndaj Bournemouth në këtë fundjavë dhe nuk ishte përfshirë në sesionin e fundit të stërvitjen të mbajtur në Carrington.

Pamje nga ndeshje e parë mes Juventusit dhe Manchester Untedit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Më vonë është konfirmuar se ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në Itali, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e nesërme.

Jose Mourinho do të flas për mediat italiane sonte. /Telegrafi/


Skuadra e Manchester Unitedit për ndeshjen me Juventusin

De Gea, Romero, Grant, Smalling, Shaw, Valencia, Young, Bailly, Lindelof, Jones, Darmian, Fellaini, Herrera, Lingard, Matic, McTominay, Pogba, Mata, Pereira, Fred, Martial, Rashford, Sanchez.


 

Exit mobile version